MASAKRA E ELBASANIT/ Flasin mjekët, tre prej të plagosurve në gjendje të...

MASAKRA E ELBASANIT/ Flasin mjekët, tre prej të plagosurve në gjendje të rëndë

67
0
Shares

Mjekët e Spitalit Universitar të Traumës në një dalje për mediat kanë folur për gjendjen e të plagosurve nga ngjarja e Elbasanit të cilët po marrin mjekimin në këtë spital. Nga pesë prej të plagosurve të cilët po trajtohen në këtë spital tre prej tyre janë në gjendje më kritike për jetën.

“Kemi 3 veta në reanimacion. Tre janë rëndë, një është në gjendje tepër të rëndë me predha në trup në veshkë, gjendja është mirë deri më tani dhe për momentin nuk mendojmë të ndërhyjmë. Ky është Luan Muça 47 vjeç. Rasti tjetër është Ferid Muça, 41 vjeç. Ka dëmtim të madh në gluteale dhe pak në kokë. Bujar Rreshka 40 vjeç është që dje me aparatura ka aspiruar gjak, ka dëmtim të trakesë dhe do të vendoset për ndërhyrje. Ka plumb që ka dëmtuar artikulacionin”- deklaroi mjeku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY