MASAKRA E ELBASANIT/ Skema e veprimit të atentatorëve

MASAKRA E ELBASANIT/ Skema e veprimit të atentatorëve

66
0
Shares

Dy persona dyshohet se kanë qenë “grupi i zjarrit” që ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të lokalit, ku ndodheshin disa pjestarë të familjes Çapja dhe të afërm të tyre. Njëra nga viktimat e mbrëmshme, Agron Çapja, dyshohet se ishte shënjestra e atentatit.

Të maskuar si forcat speciale ekzekutuesit kaluan lehtësisht perimetrin e sigurisë të familjes Çapja.

Ishte ora 19:54 minuta, kur pranë lokalit në kryqëzimin e Krastës, përbri autostradës Elbasan – Librazhd, u afrua makina e llojit “Benz” ngjyrë gri. Siç po shihni në grafik, të ndërtuar mbi bazë të informacioneve paraprake, nga makina dolën dy persona të armatosur me “Kallashnikov”.

Ata i afrohen lokalit, brenda të cilit ndodheshin pjesëtarë të familes Çapaj dhe shokët e tyre. Dy nga autorët me shpejtesi të befasishme hapën zjarr me breshëri nga dera dhe dritaret. Më pas ata dyshohet se u larguan në drejtim të Librazhdit, por ende policia nuk di vendndodhjen e tyre.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 65 gëzhoja, dy kallashnikovë dhe një krëhër me 26 fishekë. Si pasojë e të shtënave vdiqën menjëherë Agron Çapja, Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli dhe u plagosen 8 persona, duke mos përjashtuar edhe ndonjë lëndim të lehtë të klientëve të tjerë.

600 metra larg lokalit, policia gjeti edhe një automatik tjetër që mendohet se ishte i personit që ndodhej në sediljen e parë me shoferin informon abc news.

Masakra dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje mes familjes Çapja dhe Mema. Por nuk është kjo pista e vetme e prokurorisë dhe policisë.

Ata nuk përjashtojnë pistat e tjera hetimore, si ajo e trafikut të drogës për shkak se një nga viktimat e kësaj vrasje, Eno Bedalli ka qenë i arrestuar në 2013-ën si pjesë e trafikut të kokainës nga Holanda në Itali.

Për këtë ngjarje policia ka shoqëruar rreth 50 persona, të cilët kanë dhënë versionin e tyre për ngjarjen dhe për vendndodhjen në momentin e atentatit. Forcat e shumta të policisë, kane bliduar Elbasanin, duke ushtruar kontroll në banesa të ndryshme apo edhe në pikat e kontrolllit të ngritura në rrugët kryesore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY