Rreth 10 mijë palë atlete dhe sandale të markave të njohura ndërkombëtare si Adidas, Nike dhe Lacoste u sekuestruan sot nga policia pas dyshimeve se janë mallra kontrabandë.
Rreth 2.376 palë sandale pa faturë tatimore dyshohen se janë kontrabandë, ndërsa 7.600 pale atlete të markave Adidas, Nike dhe Lacosta dyshohen se janë marka te falsifikuara, thuhet në njoftimin e policisë.
Sandalet dhe atletet u gjetën pas kontrollit në magazinat e firmës “N.M.S”, në Tiranë. Niko Haruni, administrator i firmës “N.M.S” u arrestua. Mbi të rëndojnë dy akuza, kontrabandë me mallra të tjera dhe Shkeljes së të Drejtës së Pronësisë Industriale
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/