Artan Cuku i vrarë sonte me armë zjarri në Tiranë ka mbajtur poste shumë të larta në Policinë e Shtetit deri në vitin 2013.
Ai ka drejtuar policinë e Vlorës në vitet 2012-2013 dhe ka qenë nën drejtor i Policisë së Tiranës në vitet 2009-2011.
Në drejtorinë e përgjithshme të Policisë ai ka drejtuar hetimet e Krimeve të Rënda.
Vrasja ndodhi sonte tek rruga e Kosovarëve, një ndër më të preferuarat për banim kohët e fundit në kryeqytet. Cuku ishte duke ecur ne rruge ndersa u qellua me arme zjarri.
Viktima është Artan Caku, 45 vjec. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij akti të rëndë kriminal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/