Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar Kuvendit, për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor, “Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore”.
Kjo kërkese ju adresua Kuvendit pas anëtarët e mazhorancës në këtë komision refuzuan shtyrjen e afatit të punës së tij.
Duke vënë në dijeni edhe ambasadorët amerikanë dhe të BE-së, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, si dhe parlamentarët Knut Flekenshtain dhe Eduard Kukan, deputetët demokratë bëjnë të ditur se, “Në këto kushte, ju bëjmë me dije se çdo tentativë për cenimin e të drejtave kushtetuese të pakicës parlamentare, është i papranueshëm nga ana jonë. Gjejmë rastin t’ju shprehim qëndrimin tonë se opozita parlamentare nuk do të lejojë që në seancën plenare të datës 11 Shkurt 2016, të diskutohet dhe shqyrtohet asnjë çështje tjetër, pa u miratuar më parë me konsensus zgjatja e afatit të veprimtarisë së Komisionit Hetimor ‘Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore’”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/