Tatimet e policia kontroll te lokali Elton Dedës, ja reagimi i kantautorit...

Tatimet e policia kontroll te lokali Elton Dedës, ja reagimi i kantautorit për “baballarët e kombit”

136
0
Shares

Tatimet e Policia kanë ushtruar mbrëmjen e kaluar një kontroll te lokali i Elton Dedës, duke shoqëruar një muzikant vetëm pse nuk kishte dokumentin identifikimit me vete. Gjesti i policisë dhe tatimorëve, ka revoltuar kantautorin i cili ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ku nuk mungojnë tonet e ironisë dhe talljes për “baballarë të kombit”.

Postimi i plotë i Elton Dedës në “Facebook”

ed“Ne Rockstock vijne tatimet shoqeruar nga policia e shtetit. Kerkohen karta identiteti dhe kontrollohen objekte personale pa asnje lloj mandati. Trajtohet si nje klub qe mbijeton me kokaine dhe hashash gje qe s’ben vaki se ndryshe nuk do thoshte nje polic i rajonit nr 3 ‘ore sa vite keni qe e keni hap???…’.
Dhe mbasi raprezalja i perzen njerezit e paqshem, merret basisti jone Franci Francesk Fjerca, futet ne makine se spaska karte identiteti, futet ne biruce, e marrim me qetesi, e merr me qetesi, me qetesi mbahet larg familjes dhe 2 femijeve dhe gruas, me qetesi punon policia e shtetit me nje muzikant te gjore, ben procedurat e veta qe vetem policia angleze i ben me kaq devotshmeri dhe pastaj lirohet ne 5 te mengjesit mbasi verifikon qe ky person ska rrezikshmeri!! Po rrofshi e qofshi o Baballaret e Kombit!! Po rrofshi e qofshi o ligjvenes qe trashni qafen e barkun duke bere te fortin me muzikante te ndershem! Ju admiroj seriozisht! Ja arritet dites qe tu respektoje njerezia per ndershmerine tuaj. Jua paçim borxh o baballare!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY