Elbasan, bluzat e bardha të larguara nga puna në protestë: Do ta...

Elbasan, bluzat e bardha të larguara nga puna në protestë: Do ta kapim për fyti ministrin e Shëndetësisë

87
0
Shares


Protesta e bluzave t
ë

bardha n
ë
Elbasan

Punonjësit e Spitalit të Elbasanit kanë protestuar pas vendimit të ministrisë së Shëndetësisë për largimin e tyre nga puna. Infermierët dhe sanitarët thonë se janë hequr nga puna pa asnjë paralajmërim dhe motiv.
Janë më shumë se 85 punonjës të qendrës Spitalorë në Elbasan janë dëbuar nga puna. Motivin nuk e dinë por thonë se të drejtën e tyre do ta mbrojnë deri në fund. 
Infermierët dhe sanitarët e larguar shprehen së kanë mbi 30 vite pune dhe po zëvendësohen nga punonjës të rinj pa eksperiencë.
Ndërkohë Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Elbasanit  tha se për largimet nga puna është parë niveli i arsimimit dhe performanca e çdo punonjësi. Sipas saj, asnjë nga pretendimet e bluzave të bardha për largime të padrejta nuk qëndron.
Por të larguarit nga puna nuk heqin dorë dhe protestën e radhës do ta bëjnë para kryeministrisë. Jo vetëm kaq por ata kanë paralajmëruar se “Do ta kapim për fyti ministrin e Shëndetësisë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY