Bllokohet Kapshtica nga greva e fermerëve grekë, për 24 orë asnjë lëvizje

Bllokohet Kapshtica nga greva e fermerëve grekë, për 24 orë asnjë lëvizje

76
0
Shares

Dogana e palës greke në pikën kufitare të Kapshticës nuk do të funksionojë për 24 orët e ardhshme. Shkak është bërë greva e zhvilluar nga fermerët vendas, të cilët kanë bllokuar rrugët.
Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Korçë.
“Konkretisht do të ndërpritet puna, duke filluar prej ditës së sotme, në orën 11.00 deri në orën 11.00 të ditës së nesërme, në pikën doganore në Kapshticë”, thuhet në njoftimin e Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Korçë.
Në këtë mënyrë, kushdo që ka planifikuar të kalojë në shtetin Helen përmes kësaj pike kufitare do të duhet të anulojë udhëtimin, pasi deri në orën 11:00 të ditës së diel, kjo pikë doganore do të jetë e bllokuar.
Kujtojmë se dy javë më parë për shkak të kësaj proteste u bllokua dy orë punë në këtë doganë duke shkaktuar radhë të gjata.
Fermerët grekë protestojnë kundër reformës së pensioneve dhe sistemit të ri të tatimeve që kërkon të miratojë qeveria Tsipras.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY