Deputeti socialist Ben Blushi, një nga kandidatët për kreun e PS-së, por edhe një nga kritikët më kryesore të Edi Ramës brenda partisë, nga Kukësi ka folur për zgjedhjet e kryetarit të ri të partisë.
Në një takim për emigrimin, nga Kukësi, Ben Blushi ka deklaruar se vërtet Edi Rama është një kandidat për kryetar, por nuk i takon atij të caktojë nëse do të ketë apo jo zgjedhje në parti.
“Sipas ligjit të PS ka Kongres, pra ka zgjedhje. Zgjedhjet në PS nuk i cakton kandidati, pra jo Rama. Rama s’ka të drejtë të vendosë për zgjedhjet në PS. Dyshoj se Rama ka frikë të hyjë në zgjedhje për kreun e PS. Nëse Rama s’ka frikë le ta përballojë garën në PS. Rama është vetëm një kandidat në garën për kryetar. Rama s’ka të drejtë të vendosë se kush numëron votat. Ata që thonë ‘nuk ka zgjedhje në PS’, gabojnë. Shpresoj që ata që thanë ‘nuk ka zgjedhje’ të jenë nxituar. Rama e ka çështje paranoje dhe konkurence”, është shprehur Ben Blushi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/