Në më pak se 48 orë pas prangosjes, janë lënë të lirë 5 zyrtarët e ALUIZNI-t të Tiranës të vënë nën pranga pas operacionit të koduar “SMILE”.
Nën argumentin se nuk vërtetohet vepra penale prokuroria ka urdhëruar sot lirimin e 5 zyrtarëve të ALUIZNI-t.
Zyrtarët e ALUIZNI-t u prangosën dy ditë më parë nga Seksioni për Korrupsionin në bashkëpunim Task Forcen e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Arrestimet e tyre u bënë pasi ishin kallëzuar nga disa persona që pretendonin se ishin përjashtuar nga e drejta e pronës për të përfituar në katet shtesë për pjesën takuese sipas kontratave me investitorët përkatës. Gjithashtu kallëzuesit pretendonin se janë përdoruar dokumente të falsifikuara për legalizimin e këtyre objekteve.
Të arrestuarit e liruar
1. Skënder Biba, 34 vjec lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.
Me detyrën e shefit të seksionit të Urbanistikës dhe Legalizimeve, drejtoria nr. 5 Tiranë.
2. Vasil Mitre, 56 vjeç, me arsim të Lartë, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë,
Me detyrën e shefit të hartografisë në drejtorin rajonale të ALUIZNi nr.5, Tiranë.
3. Fatjon Guzi,30 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë,
Me detyrën e specialistit të Hartografisë drejtoria ALUIZNI nr.5, Tiranë.
4. Astrit Joca, 43 vjeç, banues fshati Kërrabë, Tirane
Me detyrën e përgjegjësit të sektorit të rregjistrimit fillestar në zonën nr.5 pranë ALUIZN-it, Drejtoria Tatimore Tiranë.
5. Ardjana Gjini ,24 vjeç, lindur në Vau i Dejës dhe banues në Tiranë,
Me detyrën e specialistit jurist në zonën nr.5 pranë ALUIZN-it Tiranë.
Gjithashtu ishin shpallur në kërkim pronarët e dy firmave të ndërtimit
6. J. M. (gjeneralitet e të cilit nuk mund të ditur për shkak të hetimit).
7. J. Ç. (gjeneralitet e të cilit nuk mund të ditur për shkak të hetimit).
Kallëzuesit
1. R. Xh., 54 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
2. F. C., 58 vjeç, lindur dhe banues në Tirane
Për më shumë mund të lexoni edhe …
OPERACIONI “SMILE”/Emrat, 5 arrestime te Aluizni në Tiranë
/web/OPERACIONI_SMILE_Emrat_5_arrestime_te_Aluizni_ne_Tirane_13753_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/