MASAKRA NË ELBASAN/ Nën vëzhgimin e policisë 6 persona të dyshuar

MASAKRA NË ELBASAN/ Nën vëzhgimin e policisë 6 persona të dyshuar

58
0
Shares

Policia e Elbasanit bëhet me dije se janë të paktën gjashtë persona, të cilët po mbahen në ndjekje pro aktive, 2 prej të cilëve në cilësinë e personit të dyshuar dhe 4 në cilësinë e personit që ka dijeni dhe njohje me autorët e atentatit të disa ditëve më parë, me 3 të vrarë dhe 8 të plagosur. Në atentat e 3 Shkurtit, mbeti i vrarë edhe Agron Çapja dhe Ardit Sinakolli. Ndërsa u plagosën edhe dy anëtare të familjes Çapja, Florenci dhe Arnoldi, si dhe 6 të afërm të tyre.
Ndërkohë, prokuroria dhe policia janë në pritje të përgjigjeve nga Policia Shkencore, rreth provave të gjetura mbrëmjen e së. Dyshohet se arma e tretë, që është gjendur rreth 500 metra larg vendit të vendngjarjes, të mos jetë përdorur nga autorët e atentatit. Për këtë, pritet përgjigja e ekspertimit balistik kriminalistik, i cili do të bëjë evidentimin e saktë të armës së zjarrit, në bazë të gëzhojave dhe predhave të qitura që janë gjetur në vendin e ngjarjes. Gjithashtu, pritet të dalë dhe rezultati i gjendjes teknike të dy armëve të tjera dhe 65 gëzhojave. Paraprakisht konfirmohet se dy armët automatik kallashnikov, provohet se janë përdorur në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk janë gjetur shenja gishtash të lëna në automatikët, për shkak se autorët dyshohet se kanë përdorur doreza.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY