VIDEO/ Itali, mungesa e përkthyesit liron shqiptarin që nuk dinte italisht, në...

VIDEO/ Itali, mungesa e përkthyesit liron shqiptarin që nuk dinte italisht, në burg italishtfolësi

64
0
Shares

Me 20 janar, së bashku me një tjetër shqiptar u arrestuan në kufirin me Austrinë
Ka ngjallur polemika mediatike në Itali, lajmi i lënies në gjendje të lirë të shqiptarit M. A., 42 vjeç i arrestuar më datën 20 janar së bashku me shqiptarin G. E., 36 vjeç me akuzën e trafikut të lëndës narkotike të tipit kokainë.
Dy shqiptarët u arrestuan në territorin italian sapo kishin kaluar kufirin me Austrinë pasi në makinën e tyre tip “Ford Kuga” u gjetën të fshehura 93 kg kokainë e pastër me vlerë 18 milionë euro.
Mediat italiane informojnë sot se shqiptari M. A., 40 vjeç rezident në Holandë është lënë i lirë pas një ngërçi burokratik.
Në seancën e parë gjyqësore mungesa e një përkthyesi nga gjuha italiane në gjuhën shqipe ka bërë të mundur skadencën kohore të detyrueshme për të mbajtur të arrestuar shqiptarin M. A.
Tashmë ai ka lënë burgun e Bolazanos dhe është larguar më shumë gjasa drejt Holandës aty ku dhe jetonte.
Shqiptari tjetër G. E., 36 vjeç i cili e njihte gjuhën italiane vazhdon të jetë i arrestuar nën akuzën e trafikimit të kokainës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY