SHËNIM/ Ja pse 60 femrat e përdhunuara në Gjermani nuk e shpëtojnë...

SHËNIM/ Ja pse 60 femrat e përdhunuara në Gjermani nuk e shpëtojnë Edi Ramën

64
0
Shares

Kryeministri Edi Rama në tentativë për “të përligjur” shkallën e lartë të kriminalitetit në këtë fillim viti, “u krahasua” me Gjermaninë… Sa për parantezë, shumë herë më herët Rama ka ironizuar pararendësin e tij, i cili për mosprekjen nga kriza ekonomike… sillte si shembull dhe krahasonte Shqipërinë me Gjermaninë. Por një krahasim, tashmë për keq, i duhet Edi Ramës ndaj edhe nga Durrësi, para anëtarëve më të rinj të PS-së, zgjodhi edhe ai Gjermaninë…
Si shembull “shpëtimtar” kryeministri Rama solli rastin, sipas tij, të përdhunimit të 60 femrave natën e vitit të ri në Këln të Gjermanisë. Dhe pas këtij shembulli, jo ajo që nënkuptohet por ajo që tha, kishte të bënte me justifikimin se për deri sa ngjarje kriminale ndodhin edhe në “shtetin më të sigurt të Europës”, pse duhet të përbaltet policia shqiptare për ngjarjet e fundit kriminale.
Por Edi Rama harron se për “përdhunimet” deri në marrjen e jetës të Ervin Kodrës e  Endri Caushajt në Durrës, Dritan Lorencit në aksin Lezhë – Durrës, të Andrea Billas në Vlorë, të Gazmend Çollakut në Durrës, të Denis Kasës në Mbrostar të Fierit, të Fatmri Pulës në Zezë të Krujës, të Hiqmet Nexhipit në Vlorë dhe së fundi të 3 të vrarëve Agron Çapja, Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli në Ebasan, ende askush nuk po merr përgjegjësinë…, ndërsa në Gjermani për përdhunimin e 60 femrave u shkarkua drejtori i policisë së Këlnit, Volfgang Albers…, vetëm me motivacioni “për të kthyer besimin e publikut te policia”.
Këtë Edi Rama me sa duket nuk e di, ose nuk do ta di… dhe në pafundësi mund të vazhdojë jo aq “të krahasohet” me Gjermaninë, se sa ti dalë në krah ministrit të Brendshëm të shumë-sulmuar shqiptar. Ndaj përpjekja e Edi Ramës për tu krahasuar me Gjermaninë, pas precedentit të shkarkimit të drejtorit të policisë së Këlnit, Volfgang Albers, nuk e shpëton atë. Në këtë rast i shpëtuari apo i fituari i vetëm është Saimir Tahiri…, por edhe ai, vetëm prej mbrojtjes së Edi Ramës…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY