Petrit Bardhi (majtas)
Administratori i njësisë Kaçinar në Mirditë është arrestuar më në fund pas muajsh kërkime. Petrit Bardhi ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata kishte lënë masën arrest me burg për të në tetor të vitit të kaluar, kur u zbuluan lidhjet e tij me trafikun e drogës. Ai njihej për policinë edhe më një tjetër emër Petro Doda.
Ai, së bashku me të vëllanë u shpallën në kërkim, pas një operacioni të policisë vitin e kaluar që zbuloi në banesat e tyre sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Bardhi, i cili më parë është dënuar për ndihmesë për kalimin e paligjshëm të kufirit, kishte planifikuar që drogën ta transportonte në Greqi.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Administratori socialist i Kaçinarit, në kërkim nga policia, ishte i dënuar edhe më parë
/web/Administratori_socialist_i_Kacinarit_ne_kerkim_nga_policia_ishte_i_denuar_edhe_me_pare_8780_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/