Zbulohet me cilën këngë Azem Hajdari përshëndeti fitoren e PD-së në 22...

Zbulohet me cilën këngë Azem Hajdari përshëndeti fitoren e PD-së në 22 mars 1992

95
0
Shares

Azem Hajdari, foto nga arkivi personal i Ramiz Lushaj

Atë natë të mrekullueshme të 22 marsit 1992, teksa po ndiqja rezultatet e zgjedhjeve nëpër rrethe, dëgjoj zërin e njohur të Azem Hajdarit që, përveç gëzimit të fitores, në një intervistë të shkurtër në mesnatë e bëri kërkesën në Radio “Tirana” për të përshëndetur me këngën “Më ka marrë malli për nanën time”.
Po. Ai dëshironte që gëzimin e fitores së demokracisë, për të cilën dha aq shumë djali i saj, ta kishte dhe nëna e tij shpirtbardhë e punëtore, që i rriti fëmijët me shumë mundime mes varfërisë së kohës së socializmit. Kjo është një kërkesë njerëzore.
Dhe është pikërisht kjo njerëzore e Azemit që, para se të bënte Tyrben e Dervishit të Luzhës, ia pat rregulluar aq mirë edhe varrin nënës së tij të dashur.
Është pikërisht kjo njerëzore që atij i dha aq zemër e mend për t’u hedhur deri në vetësakrifikim në ballë të studentëve për të kërkuar lirinë dhe demokracinë në tokën shqiptare, për të dalë nëpër mitingje e për të folur me njerëzit e zemrës për të nesërmen.
Është pikërisht kjo njerëzore që e bën të nderuar e të respektuar në zemrat tuaja, në fjalën e në punën tuaj, në jetën tuaj, në të sotmen e të nesërmen tuaj, që të tjerët të kenë mall për ju, që ju të keni mall për të tjerët, që të ndërtojmë jetën e demokracinë në emër të njerëzores.

RAMIZ LUSHAJ
__________________________________________
Marrë nga Gazeta lokale “Shkëlzeni” e rrethit të Tropojës, nr. 18, shtator 1992

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY