Pushohet hetimi për policët që “burgosën” me nënën edhe 5-vjeçaren

Pushohet hetimi për policët që “burgosën” me nënën edhe 5-vjeçaren

98
0
Shares

Shoqërimi i një vajze të mitur për më shumë se 8 orë në komisariatin 3 është konsideruar si i ligjshëm nga drejtësia. Në fund të dhjetorit 2014, Natasha Nokshiqi u kap duke lidhur energjinë elektrike të shkëputur prej detyrimeve të prapambetura. Debia e saj ishte 499 017 lekë.

44-vjeçarja u shoqërua në komisariat sebashku me vajzën e saj 5 vjeçe. Ajo u lirua pas disa orësh vetëm me urdhër të prokurorit, ndërsa vajza gjatë kësaj kohe u mbajt e izoluar. Çështja u referua në prokurori për gruan për rilidhje të energjisë elektrike dhe për disa punonjës policie me akuzën e veprimeve arbitrare.

Prokuroria pushoi hetimet për punonjësit e policisë me argumentin se nuk ka vepër penale. Çështja u ankimua dhe në gjykatë nga nëna e vajzës së mitur por edhe gjykata vendosi ta arkivojë këtë çështje.

Gazeta “Shqip” ka siguruar dosjen e plotë, ku në fund drejtësia ka ligjëruar shoqërimin e vajzës, ç’ka mund të përbëjë precedent të rrezikshëm.

Policia tregoi se është urdhëruar shoqërimi i saj në komisariat. Aty ka shkuar patrulla e policisë. Natasha i ka kërkuar oficerit të shkonte në banesë të merrte disa rroba dhe kur është kthyer ka pasur me vete edhe vajzën e vogël.

Ai i ka kërkuar që vajzën ta linte tek ndonjë i afërm, por ajo ka kërkuar që vajza të shkonte me të. Ato janë sistemuar në dhomën e shoqërimit, ku ajo ka qënë në mbikqyrje nga një punonjëse policie femër.

Gruaja është shoqëruar në komisariat në datën 30 nëntor 2014, pra 14:20 dhe është larguar në ora 20:00, ndërkohë që gruaja pretendon se e ka lënë komisariatin në orën 23:00.

Gjykata tha se gruaja ka pasur mundësi ta përdorte telefonin e saj jo vetëm për të komunikuar, por edhe për bërë fotografi të vajzës, e cila nga fotot nuk paraqitet e shqetësuar, përkundrazi ka dalë duke buzeqeshur dhe duke luajtur ndërsa rezultoi se ajo e ka mbajtur vajzën me pëlqimin e saj brenda ambienteve të komisariatit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY