Burimet e Policise kanë siguruar informacion per autoret e mundshem te atentatit duke ndjekur lëvizjet e tyre përmes kamerave të sigurisë vendosur në rrugët e Tiranës dhe bizneset e lagjeve ndërsa janë ngritur postblloqe te shumta ne te gjithe qytetin.
Hyrjet dhe daljet e kryeqytetit janë të gjitha të mbyllura. Artan Çuku, ish-drejtori i Policisë Vlorë u ekzekutua sonte me armë zjarri, vetem 50 metra larg nga banesa ku edhe jeton ne Tirane ndërsa sapo ishte ndarë nga gruaja dhe fëmijët. Bësohet se vrasësit kanë qenë me pagesë ndërsa ende nuk dihet jë rreth identitetit të autoreve të përfshirë në vrasje.
“Në lidhje me ngjarjen në sallën operative rreth orës 20:00 ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri. Kanë shkuar menjëherë shërbimet në vendin e ngjarjes ku kanë konsatuar vrasjen e ish-punonjësit të Policisë Artan Cuku rreth 40 vjec. Te shtenat kane qene fatale per jeten, nuk ka pasur mundesi per transport ne spital. Eshte krijuar menjehere grupi hetimor”, është shprehur drejtori i policisë së Tiranës Ervin Hodaj ne vendin e ngjarjes.
Sipas tij, “jane dhene te dhena mbi autoret e mundshem. Aktualisht eshte ngritur grupi hetimor si nga Drejtoria e Policise se Shtetit, dhe nga Policia e Tiranes, me ekspertet me te mire. Angazhimi jone eshte maksimal per zbardhjen e ngjarjes”
Dyshimet e para janë se vrasja e tij është bërë për hakmarrje për një ngjarje në vitin 2004.
Mesohet se kane qene 2 autorë, që të dy nën 30 vjeç, te cilet me pas dyshohet se kanë ikur nga veriu i zones.
Vrasësit e Artan Çukut kanë përdorur një motorr me te cilin po e prisnin viktimen dhe me pas jane larguar nga vendi i ngjarjes. Ai mesohet se eshte qelluar me 4 plumba në kokë dhe gjoks.Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/