Qeveria fsheh dështimin e kompanisë që solli Blair

Qeveria fsheh dështimin e kompanisë që solli Blair

63
0
Shares

Qeveria shqiptare mbyll me paqe kontratën me kompaninë britanike “Crown Agents”e cila asistoi doganat që nga viti 2013, ndërkohë që fsheh dështimin e marrëveshjes së qeevrisë me këtë kompani.

Ministria e Financave përmes një njoftimi për shtyp njofton se ka përfunduar bashkëpunimi me “Crown Agents”.

“Pas një eksperience bashkëpunimi dyvjeçare me këtë shoqëri të njohur ndërkombëtarisht për konsulencën që ofron në çështje të rëndësishme në rang botëror, tani do të mund të vazhdojmë të realizojmë standardet që përvetësuam.

Asistenca e “Crown Agents” ka dhënë rezultat edhe në rreth 25 hetime të përbashkëta, ku janë propozuar 28 masa disiplinore dhe janë arrestuar në flagrancë edhe agjentë doganorë. Në rastet kur është konstatuar kontrabandë, në bashkëpunim me CA, janë bërë 19 kallëzime penale dhe janë realizuar 14 operacione të përbashkëta, ku u shkatërruan rreth 7 200 copë mallra të piratuara, në zbatim të detyrimeve ligjore të mbrojtjes së pronësisë industriale, etj.”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Financave.

Qeveria pagoi kompaninë britanike me 8.4 milion euro për asistencën e dhënë në dy vite. Kontrata që Këshilli i Ministrave miratoi në parlament, njihte të drejtën e zgjatjes dhe me një vit të saj. Kushti i marrëveshjes që kërkonte rritjen e të ardhurave doganore me 1% të prodhimit të brendshëm bruto, nuk u plotësua nga britanikët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY