DETAJET/ Masakra e Elbasanit, kamerat shfaqin makinën, shtohet një pistë e re

DETAJET/ Masakra e Elbasanit, kamerat shfaqin makinën, shtohet një pistë e re

65
0
Shares

Shqyrtimi me kujdes i kamerave afër vendit të ngjarjes ku ndodhi masakra me 3 të vrarë dhe 8 të plagosur në Krastë të Elbasanit tregojnë se makina qe dyshohet se është një BMË me targa angleze ishte duke lëvizur nga Elbasani ne drejtim të Librazhdit.

Pak para afrimit tek shënjestra, automjeti ka kaluar rrugën dhe ka ndaluar në sheshin para lokalit. Dy prej atentatorëve dalin jashtë dhe qëllojnë në drejtim të biznesit, ndërkohë që një i tretë qëllon nga brenda makinës, e cila dyshohet se është me timon në krahun e djathtë.

Agron Çapja, djali dhe nipi i tij si dhe gjithë të tjerët ndodheshin në katër tavolina të ndryshme, një jashtë e tre brenda. Kamerat e sigurisë tregojnë se automjeti është larguar bashkë me vrasësit me shpejtësi normale në drejtim të Librazhdit.

Grupi hetimor është fokusuar edhe në një pistë të tretë, atë të disa konflikteve të ndodhura së fundi mes anëtarëve të fisit Çapja.

Burime të rezervuara i thanë Tv Klan se në sitën e hetuesve do të kalojë edhe këto ngjarje, të cilat nuk janë bërë publike kur kanë ndodhur, por që për hetuesit përbejnë indicie që mund të çojnë në zbardhjen e krimit.

Prokuroria ka dyshime se edhe numri i personave që gjendeshin në lokal është më i madh se 11 dhe se ata që i kanë mbijetuar sulmit po e fshehin këtë fakt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY