PROFIL/Djali 14 vjeçar i Facebook në Shkodër

PROFIL/Djali 14 vjeçar i Facebook në Shkodër

350
0
Shares

Nilidon Pepushaj është një 14 vjeçar nga Shkodra. Ai vazhdon klasën e tetë në shkollën jopublike të quajtur ‘Zemra e Krishtit’.

Një fëmijë i zakonshëm shkodran por që ndryshon nga fëmijët e tjerë nga dëshira e tij për të mësuar gjëra të reja dhe sidomos për të krijuar. Nilidoni është shumë i aftë në përdorimin e kompjuterit, aq sa stafi i rrjetit më të madh social, Facebook, e ka vënë atë në listën e njerëzve të besuar dhe tashmë ai ka akses në mirëmbajtjen e këtij rrjeti.

“Një ditë më erdhi një mesazh nga facebook ku ata më kërkonin të mbyll mesazhet false. Adi Krastës dhe Tom Doshit u kam bllokuar faqet false në facebook”, thotë Nilidoni.

Programet kompjuterike edhe aftësinë e tij për t’i zotëruar ia dedikon profesorit të tij, Arben Çokaj dhe librave të tij. Ai përdor programet e fundit hollivudiane për krijimet e tij kompjuterike të cilat i publikon në kanalin e tij në youtube.

“ Unë kam kanalin në youtube ku hedh video dhe shpjegoj probleme kompjuterike. Profesori Arben Çokaj më ka ndihmuar shumë. Dy librat që ai ka botuar janë tepër të vlefshme”, shpjegon ai.

Gjithashtu është shpërblyer nga youtube, ku edhe ka përfituar pagesë për të cilat paguan edhe taksa.

“Paguhem për videot e mia në youtube” thotë Nilidoni.

Pasioni i Nilidonit 14 vjeçar, nuk është vetëm bota kompjuterike. Letërsia zë gjithashtu një vend të veçantë në kohën e tij. Ai ka botuar tre libra deri tani dhe është në botim të të katërtit. ‘Zoti i zi në Shtëpinë e Bardhë’ është botimi i parë i tij i frymëzuar nga filmat vizatimorë. Botim i dytë është romani ’15 minuta lojë me kohën’. Lirikën e ka shfaqur në vëllimin me poezi të titulluar ‘Qesh e Qaj me mijëra djaj’.

Biblioteka e 14 vjeçarit është e pasur me libra, ku ai ka lënë veçmas librat e tij të preferuar. Shkrimtari i tij i preferuar është Zhyl Verni.

Marrëdhënia me mësuesit është e mirë, sepse Nilidoni është nxënës me të gjitha notat dhjeta, dhe pavarësisht se e kupton që është nxënësi i tyre, ai vëren se ka një trajtim miqësor nga ana e mësuesve.

Ndërsa për babain e tij, Sokolin, ka qenë shumë e lehtë detyra si prind, duke parë aftësitë dhe arritjet e të birit.

“E ndjej veten mirë kur e shoh që Nilidoni në këtë moshë ka arritur ato gjëra që unë nuk I kam arritur as në moshën 25 vjeç” thotë i ati.

Rasti i Nilidon Pepushajt nga Shkodra është një rast unik për të gjithë fëmijët shqiptar, po ashtu edhe një rast frymëzues se si me punë dhe dëshirë, mund të arrish shumë lart dhe për këto raste, edhe shteti duhet të japë ndihmën e tij për të promovuar dhe për të marrë më të mirën prej tyre, si një model në vitrinë për gjithë brezin e ri të vendit.oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY