A do të shkarkohet nesër Gjinushi!

A do të shkarkohet nesër Gjinushi!

56
0
Shares

Partia Social Demokrate pritet të mbledhë nesër paradite Këshillin e saj Kombëtar. Gjatë kësaj mbledhjeje, mësohet se do të paraqitet edhe një mocion mosbesimi ndaj kryetarit Skënder Gjinushi, i cili drejton këtë forcë politike që prej themelimit të saj, thotë abcneës.

Nëse mocioni i mosbesimit ndaj Gjinushit mbështetet nga shumica e Këshillit të PSD, statuti i kësaj partie parashikon thirrjen e Kongresit për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Kongresi duhet të mblidhet jo më shpejt se 1 muaj e gjysmë dhe jo më vonë se dy muaj nga Këshilli Kombëtar, gjithnjë nëse ai respektohet.

Një parti tjetër e majtë, PS, pavarësisht parashikimeve të statutit ka bllokuar garën për kryetar të PS-së, në Kongresine ardhshëm të saj që pritet të zhvillohet në mars.

PSD ka njohur rënie të madhe ne elektorat që prej daljes në skenë të LSI dhe ndarjes së saj në dy pjesë, asaj dhe PDS e Paskal Milos.

Prej disa kohësh PSD nuk ka as seli partie pasi ndërtesa ku ajo ishte vendosur që nga themelimi iu kthye pronarëve të ligjshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY