Prezantuesi i emisionit “Zonë e lirë”, Arjan Çani, vazhdoi të sulmojë kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, këtë herë në një intervistë për ExpressRoze.
I pyetur nëse është bërë pishman për ndonjë personazh që ka ftuar në studio, Çani tha:
“Ndoshta jam bërë pishman që kam promovuar kaq shumë një tip, madje mendoj se ka qenë produkt i emisionit tim, që është kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe që mund të jetë kryeministër nesër me ambiciet, vrullin dhe intrigat që bën. Jam bërë pishman që i kam hapur dyert, e kam promovuar pafund. Po të kem mundësi, nuk do e afroja më deri tek dera, pasi është kaq i shpifur,”vijoi prezantuesi, duke e quajtur Veliajn“një personazh tmerrësisht i neveritshëm”.
Ndiqeni videon duke filluar nga minuta e 26-të:
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/