Atë që nuk kanë mundur ta bëjnë deputetët burra të PS-së, e ka bërë e vetme Arta Dade. Një seancë pasi ajo kërkoi në mbledhjen e grupit parlamentar ët PS-së, tre ministrat e parë kanë raportuar sot para deputetëve socialistë.
Para deputetëve socialistë është parashikuar sot, të raportojnë për punën e tyre Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj dhe ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.
Mbledhja drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ka filluar në orën 13:00
Mbledhjen e kaluar të grupit parlamentar të PS-së, Arta Dade në diskutimin e saj kërkoi një analizë të detajuar të punës së deritanishme nga qeveria.
“Jemi në një moment kur pothuajse të gjithë ministrat janë në fokusin e akuzave të opozitës prandaj e shikoj të udhës që ministrat të vinë përpara nesh e të na thonë se çfarë është përmbushur nga programi ynë qeverisës”, ka thënë Dade.
Dhe menjëherë, duket se fjalët e saj “kanë zënë vend”, për deri sa sot filloi raportimi i ministrave të kësaj partie.
Ndërkohë, mësohet se ndërsa raportonin ministrat, kryeministri Edi Rama ka braktisur mbledhjen e grupit parlamentar ët PS-së, për shkak të axhendës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/