FOTO LAJM/ Kamza me pedonale brenda vitit 2016

FOTO LAJM/ Kamza me pedonale brenda vitit 2016

234
0
Shares

Bashkia Kamëz, me fondet e saj të parashikuara në buxhetin e vitit 2016, do të realizojë një prej projekteve kryesore në infrastrukturën e qytetit. Ky projekt parashikon ndërtimin e një pedonaleje përgjatë “Bulevardit Blu”. Kjo pedonale, do të shtrihet nga qendra e qytetit deri në kryqëzimin me rrugën “Londra”.
kameza, projekt pedonale 3Me realizimin e këtij investimi, do të krijohet një rikualifikim urban në shërbim të qytetit, që do të ketë një sipërfaqe 4936 metra katrorë në shëtitore për mbarë qytetarët e Kamzës. Përveç lehtësimit të lëvizjes për qytetarët, pedonalja do të ofrojë edhe hapësira të tjera në dispozicion të tyre atyre. Pedonalja, e cila do t’i japë një panoramë krejt ndryshe qytetit te Kamëz, do të sjellë përpara qytetarëve vizionin e bashkisë jo vetëm thjesht për të ndryshuar pamjen. Pedonalja do të sjellë ndryshimin e duhur në infrastrukturë, nëpërmjet një projekti me të gjithë parametrat e nevojshëm dhe bashkëkohorë, ku përfshihen shtresat me pllaka dekorative, stola, ndriçim, gjelbërim me pemë dhe lule, kosha mbeturinash etj.
kameza, projekt pedonale 1Pas ndërtimit të sheshit kryesor pranë Pallatit të Kulturës, ndërtimi i pedonales është një tjetër projekt cilësor i hartuar sipas kritereve bashkëkohore të urbanistikës. Pedonalja me të gjithë elementet infrastrukturore të ndërthurura në segmentin e saj, do të jetë një atraksion i vërtetë për të gjithë qytetarët e Kamzës, por edhe për ata që do të jenë të mirëpritur për të shëtitur në të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY