Policia mbron karrigen e Skënder Gjinushit, nuk lejon drejtuesit dhe anëtarët të...

Policia mbron karrigen e Skënder Gjinushit, nuk lejon drejtuesit dhe anëtarët të hyjnë në zyrat e PSD-së

66
0
Shares

Drejtues të Partisë Social Demokrate dhe anëtarë të kësaj force politike nuk janë lejuar të hyjnë në selinë e partisë nga Policia e Shtetit dhe Policia Private. Ata kërkojnë kongres të jashtëzakonshëm për zgjedhjen e kryetarit. Skënder Gjinushi Kryetar i Partisë, tha se këto veprime bëhen nga të pakënaqurit që duan të bëhen drejtorë me çdo kusht.
Ata kishin shkuar, sepse donin te zhvillonin mbledhjen e kryesisë së Partisë për të paraqitur një mocion mosbesimi ndaj kryetarit.
Por nuk u lejuan të hynin brenda dhe veç kryetarit për këtë i ndaluan edhe Forcat e Policisë.
Ndërsa nga Selia e PSD-së mësojmë se mbledhja e kryesisë është planifikuar për të enjten e ardhshme, pavarësisht zërave në media se ajo ishte planifikuar për ditën e hënë paradite.
Sekretari i Partisë Social Demokrate, Kryetari i Tiranës dhe anëtarë të tjerë të kësaj force politike, kërkojnë përveç mbledhjes se kongresit të jashtëzakonshme edhe mocion për kryetarin i cili prej 25 vjetësh drejton Partinë dhe prej 8 vjetësh nuk zgjidhen strukturat dhe kryetari.
Por Kryetari Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, i kundërshton ata.
Gjinushi hodhi gjithashtu poshtë edhe zërat që të ketë një mocion mosbesimi ndaj tij.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

A do të shkarkohet nesër Gjinushi!
/web/A_do_te_shkarkohet_neser_Gjinushi_13897_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY