LULZIM BASHA/ Ja disa shembuj mashtrimesh me check-up

LULZIM BASHA/ Ja disa shembuj mashtrimesh me check-up

275
0
Shares

“Falas” me lekët e taksapaguesve, gjysmën e vjedhin vetë!

Edi Rama ka hapur një front mashtrimesh dhe propagande boshe për shëndetësinë, në përpjekje për të mbuluar vjedhjen 338 milionë Euro dhe degradimin e plotë të spitaleve dhe të këtij shërbimi jetik. Fytyra e vërtetë e shëndetësisë sonë është e kundërta e dokrrave të tij.
338 milionë Euro tendera, por a ka shqiptar që merr sot shërbim më të mirë shëndetësor? A ka sot më shumë ilaçe apo ilaçe më të mira në spitale? A ka kushte më të mira për shtrimin dhe shërbimin ndaj pacientëve?
foto1Mjafton një analizë e megavjedhjes me check-up për të dëshmuar shëndetësinë e Edi Ramës. Ku lekët merren, por analizat nuk bëhen fare ose bëhen sa për të kaluar radhën.
Si kjo këtu, ku qytetarja ka dalë me vlerën e proteinës 25, çka do të thotë se gruaja është në gjendje të rëndë dhe në shtratin e dializës. Ndërkohë, për fat të mirë, zonja gëzon shëndet të shkëlqyer, dhe si Dëshmitare e Jehovait ecën gjithë ditën në këmbë.
foto2Apo ky rasti tjetër ku check-up e nxjerr me diabet por analizat e privatit thonë se pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore.
foto3Të vetmit përfitues nga “reforma në shëndetësi“, janë Edi Rama, Ilir Beqa, Vilma, emigranti i Peruxhias me një punëtor, dhe një dorë tjetër oligarkësh dhe klientësh që po fusin në xhep paratë e shqiptarëve.
foto4

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY