Basha me eurodeputetët: Edi Ramën nuk e ndryshon as ligji

Basha me eurodeputetët: Edi Ramën nuk e ndryshon as ligji

61
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha diskutoi tri probleme të politikës së sotme shqiptare në takimin me eurodeputetët, Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan.

Në lidhje me reformën në drejtësi Basha tha se “Përsërita qëndrimin e opozitës për një bashkëpunim të hapur dhe pa kushte të opozitës për një reformë që lufton korrupsionin, por pamundëson kapjen politike. Në këtë kuadër theksova rëndësinë që merr dialogu politik dhe për një një vit e gjysmë kryeministri nuk i është përgjigjur asnjëherë ftesës së opozitës për një dialog të thellë politik dhe një punë konsensuale”.

Duke folur rreth zbatimit të ligjit për dekriminalizimin Basha deklaroi se “Shpirti i ligjit po sfidohet pa nisur ende punë. Përmenda rastin e Arben Ndokës që u bë emblema e kauzës dhe i shpëtoi një vendimi të drejtë të gjyqësorit për këtë shkak sot është figura kryesore e Partisë Socialiste në Lezhë dhe kërcënon me jetë një deputet brenda radhëve të PS. Krimi nuk po ndahet nga Edi Rama. Ai po i përdor dhe po i armatos me pushtet politik dhe financiar ata, ndaj lidhja krim-para-pushtet mbetet e fuqishme tek Edi Rama.

Basha tha se kishte ngritur shqetësimet e opozitës në lidhje me procesin zgjedhor, ndërsa shtoi se opozita ndjehet e inkurajuar nga mesazhet e marra në këtë takim.

Në fund të takimeve me zyrtarët e Tiranës , eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstein janë të kënaqur me ecurinë e deritanishme të reformës në drejtësi dhe presin nga klasa politike shqiptare që pas opinionit të Venecias puna për këtë reformë të nisë me “vrull”.

“Jemi këtu pas dekriminalizimit për të parë sesi mund të mbështesim reformat në këtë vend. Jemi të kënaqur me ecurinë që është arritur deri më tani dhe jemi në pritje të rekomandimeve të Venecias dhe më pas nis puna me vrull”, tha eurodeputeti Knut Fleckenstein.

Fleckenstein deklaroi se brenda pak kohësh do të paraqesë raportin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, ku do të kërkojë që Komisioni të angazhojë një mision monitorues të reformës në drejtësi.

Dy eurodeputetet kanë takuar edhe kryetarin e Kuvendit Meta dhe në fund kanë dhënë edhe një konferencë për shtyp

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, pasi falenderoi eurodeputetët për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë ndaj rrugës integruese të Shqipërisë, tha se “përparimi i mëtejshëm në reformën në drejtësi është domosdoshmëri për të rritur në standard më të lartë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY