2 arsye pse opozita kundërshton ligjin për regjistrimin e emigrantëve

2 arsye pse opozita kundërshton ligjin për regjistrimin e emigrantëve

65
0
Shares

Deputetët e PD kundërshtuan sot projektin e qeverisë për regjistrimin e emigrantëve si një skemë për manipulimin e zgjedhjeve ndërkohë shprehën frikën se ligji hap i rrugën qeverisë për të taksuar emigrantët për të ardhurat që ata krijojnë me mund e djersë në emigracion.

Deputetet e opozitës theksuan se kjo çështje ishte fillimi i një krize politike dhe zgjedhore dhe ishte hap i mëtejshëm në konkretizimin e ‎e platformës së qeverisë për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme.

Komisioni i ligjeve diskutoi sot projektin qeveritar për të detyruar emigrantët të regjistrojnë vendbanimet e tyre jashtë Shqipërise, ku në rast mosregjistrimi‎, emigranteve u mohohen shërbimet e gjendjes civile dhe shërbime të tjera shtetërore që ata i marrin sot ne konsullata apo në Shqipëri.

Deputetet e opozites theksuan se projektligji q​everitar ishte një mine në themelet e procesit zgjedhor sepse në rast regjistrimi të adresave jashtë Shqiperise, emigrantet humbasin krejtesisht të drejten për të votuar si pasojë e një amendamenti të kerkuar nga PS në vitin 2007, ‎i cili thotë se të drejten e votës e kane vetëm shtetasit me vendbanim ne Shqiperi.

Deputetet e opozitës theksuan se ky ligj duhej shqyrtuar nga komisioni për reformën zgjedhore për t’u harmonizuar me Kodin Zgjedhor, përndryshe do të krijonte pështjellim të procesit të hartimit të listave të zgjedhësve dhe do minonte besueshmërinë e zgjedhjeve.

Ata denoncuan këmbënguljen e qeverisë dhe mazhorancës për ta miratuar me nxitim ligjin si skemë e hapur për manipulim të zgjedhjeve nëpërmjet listave si në vitet 2000-2003.

Përfaqësuesit e opozitës kërkuan që të hiqeshin penalitetet e mohimit të shërbimeve të gjendjes civile, etj,‎ ndaj emigranteve në rast moszbatimi të detyrimit për regjistrim.

Ata konsideruan një penalizim të tillë ne kundërshtim me Kushtetuten dhe të papranueshëm si një penalizim absurd dhe në vazhdën e nje qeverisje autoritare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY