Një ligj kundër ndërtuesve mashtrues, pikat e forta

Një ligj kundër ndërtuesve mashtrues, pikat e forta

64
0
Shares

Një ligj për regjistrimin e ndërtimeve në proces synon së pari të shmang shitjet e dyfishta si dhe regjistrimet e një prone disa herë si kolateral në banka.

Behet fjale kryesisht per ato apartamente qe ndërtuesit mashtrues i kane shitur 2 deri ne 3 here, duke futur qytetaret ne konflikte.

Ministria e Drejtësisë ka ndryshuar ligjin, duke e berë detyrues regjistrimin ne hipoteke te kontratave te lidhura, mes investitorit, pronarit te truallit dhe blerësve, ne rastin kur ndërtimi eshte ende ne faze karabinaje.

Por ky ndryshim ligjor i jep zgjidhje te gjitha rasteve qe do te zbulohen pas miratimit te këtij ligji. Çka do te thotë se ai nuk përfshin raste aktuale, te cilat nuk janë te pakta. Te gjendur perballe kësaj situate, qytetaret i jane drejtuar gjykatave per zgjidhur konfliktin me mashtruesit ose mes ndërtuesit qe e ka lëne pallatin kolateral, si dhe bankës qe ka te drejte te sekuestroje objektin.

Në fakt ndryshimet në ligjin e shitblerjes së pasurive të paluajtshme, erdhën për shkak të paketës së masave për të ulur kreditë me probleme. Për të shmangur ngërcin e ekzekutimit të kolateralit, ligji parashikon të detyrojë sipërmarrës a blerës të regjistrojnë kontratën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY