Tronditje në kupolën politike të Lezhës, “shqyhen” Prefekti i Lezhës dhe deputeti...

Tronditje në kupolën politike të Lezhës, “shqyhen” Prefekti i Lezhës dhe deputeti Ndocaj

141
0
Shares

Një koment i deputetit Eduard Ndocaj ka ngritur furtunë në Lezhë dhe zyrtarët e saj më të lartë.

Prej dje deputeti Eduard Ndocaj i ka nisur një letër drejtuesve të PS, Gramoz Ruci, Taulant Balla dhe Lindita Nikolla ndërkohë që sot Prefekti i Lezhës ka publikuar SMS që ka këmbyer në një gjuhë vulgare dhe kërcënuese me deputetin socialist.

Ndërkaq në mbrëmje, Prefekti i Lezhës ka fshirë SMS që kishte komunikuar me deputetin Eduard Ndocaj dhe publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

“Me kerkesen e shume miqve po fshij statusin e meparshem dhe duke degju keshillen e tyre se qe nga ky moment mos ti jap rendesit fjaleve qe ai boton dhe denigron”, shkruan Prefekti Altin Jaku .

Historia:

Fillimisht eduard ndoca ka publikuar sms kërvënuese nga Prefekti. Menjëherë prefekti i Lezhës, Altin Jaku ka publikuar të gjitha mesazhet me një gjuhë skandaloze komunikimi me deputetin Ndocaj.

“Ndjese qe me duhet te shpjegohem per njeri si kaubojsi qe ka nje vit qe vetem denigron dhe akuzon. Per sqarim per te gjithe ju miq mundt tju them se kam replikuar me te me sms por ne asnje moment nuk kam kercenuar por i kam kerkuar te fshije nje koment qe kishte bere”.

“Me poshtë po ju dergoj komentin e tij per te cilin behet fjale, si dhe nje pjese te sms ku shihet qarte qe kemi qene duke repliku dhe asnjehere nuk e kam kercenuar. Me jeshile jane fjalet e mija, shkruan prefekti, i cili tregon edhe gjuhën e tij vulgare në komunikimin me Ndocajn”.

sms jaku ndocaj

Me jeshile fjalët e prefektit dhe me të zeza fjalët e deputetit Ndocaj


sms jaku ndocaj 2

SMS për të cilin lindi debati dhe sherri mes dy zyrtarëve të lartë të Lezhës

Deputeti i Lezhës, Eduart Ndocaj ka publikuar SMS-në kërcënuese që pretendon se ka marrë nga prefekti i Lezhës, Altin Jaku.

Sipas tij, Jaku i ka dërguar një mesazh kërcënues me tekstin: “Të prek aty ku nuk ke shpëtim. Nuk ka perëndi që të shpëton”.

 

Letër e Hapur e deputetit Eduard Ndocaj

Drejtuar: z. Gramoz Ruci, Kryetar i Grupit Parlamentar të PS

Taulant Balla, zv. Kryetar i Grupit Parlamentar të PS

znj. Lindita Nikolla, Koordinatore e PS për Qarkun Lezhë

Nga. Eduart Ndocaj, Deputet dhe anëtar i PS

Të nderuar kolegë, disa herë kam ngritur zërin për problematikat dhe mos funksionimin e PS në Lezhë.

Këto kritika i kam shprehur përmes opinioneve të mia. Këto opinione nuk janë personale, por të shumicës së socialistëve të thjeshtë në Lezhë që të pllakosur nga frika, heshtin e vetëm heshtin.

Heshtja e tyre nuk dëshmon se ato janë palë me kapjen e PS, por dëshmon mungesën e mbështetjes nga forumet kryesore të Partisë.

Sot, situata politike e PS në Lezhë është shumë me rëndë se sa mungesa e strukturave, por është shumë me rrezikshme për shkak se ajo është bërë monopol të njerëzve që nuk kanë problem të denigrojnë e të kërcënojnë këdo që kërkon të thotë të vërtetën dhe kërkon të ketë një Parti të fortë.

Nuk është hera e parë që denoncoj problematikat e PS, nuk është hera e parë që jam ofruar për të dhënë kontributin tim, përderisa jam lezhjanë, jam deputet i PS dhe për faktin se nga 2013, PS e njoh mirë duke qenë që shumë socialistë të thjeshtë i kam pasur bashkëpunëtorë e sot janë padrejtësisht në harresë.

Motivi i kësaj letre nuk është për të analizuar PS e Lezhë, por diçka tjetër më e rëndë. Pas kritikave të bëra prej meje, krejt normale në një vend demokratik, pasi përdora të gjitha rrugët politike brenda forumeve, unë, Deputet i Grupit Parlamentar të PS, jam denigruar e kërcënuar nga njerëz që janë përfaqësues të institucioneve shtetërore, anëtarë të PS dhe që përfaqësojnë forumet drejtuese të PS në Lezhë.

Me konkretisht, unë jam denigruar e kërcënuar nga z. Altin Jaku, Prefekt në Detyrë dhe një figurë e rëndësishme e PS në Lezhë. Pra, një prefekt në detyrë kërcënon një Deputet. Kërkoj, që Partia Socialiste, Grupi Parlamentar i PS të marr masat disiplinore dhe jo vetëm kundrejt Altin Jakut.

Po ashtu, jam denigruar për shkak të detyrës, nga Ermal Pacaj, kryetar i FRESH dhe kandidat për Kryetar I PS-Lezhë. Madje, denigrimi I tij krejt personal kundrejt meje është publikuar edhe tek gazeta shqiptarja.com. Nuk e di nëse akoma ky mund të konsiderohet kandidat për Kryetar i PS-Lezhë. Kërkoj që Grupi Parlamentar i PS dhe forumet e larta drejtuese të PS të marr masa disiplinore dhe jo vetëm kundrejt këtij personi.

Beteja ime për një transparencë në PS-Lezhë sapo ka nisur dhe do të bëj të gjithë betejat politike e jo vetëm duke u nisur nga mbledhjet e Grupit Parlamentar të PS, në foltoren e Parlamentit dhe në media.

Është e tmerrshme dhe alarmante që një deputet i Grupit Parlamentar të PS, kërcënohet me jetë, për shkak të kritikave dhe të mendimit ndryshe.

Të gjithë e dinë situatën politike të PS në Lezhë, procesin zgjedhor, por kanë pranuar me kënaqësi të heshtin duke zbatuar parimin “larg portës time”.

Po ashtu kërkoj që Forumet e Larta Drejtuese të PS, Grupi Parlamentar i PS të mbajnë një qëndrim zyrtar në lidhje me kërcënimet “kanosje me jetë” dhe “ofezë” kundrejt meje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY