Në postimin e tij më të fundit, deputeti socialist i Lezhës Eduard Ndocaj ka paralajmëruar tërheqjen e tij nga gara për kryetar të PS-së, përballë Edi Ramës dhe Ben Blushit.
“Me mire te mbetet
Partia Socialiste
pa Eduart Ndocaj kryetar
sesa ne shqiptaret
pa Eduart Ndocaj i gjalle!”, shkruhet në faqen e tij.
ndoca ka dy ditë që përballet me një situatë të vështirë në qytetin e tij. Ai është kërcënuar nga familjarë të ishdeputetit të lezhës Arben Ndoka ndërsa dje ka pasur një bisedë të vështirë dhe banale me Prefektin e Lezhës.
Ndocaj ka alarmuar rreth këtyre kërcënimeve duke i nisur një letër ambasadorit amerikan Donald Lu dhe një tjetër një ditë më vonë për drejtuesit kryesorë të PS në qendër dhe në Lezhë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/