Eduart Kukan shpjegon takimin me Sali Berishën

Eduart Kukan shpjegon takimin me Sali Berishën

74
0
Shares

Eurodeputeti Eduart Kukan ka shpjeguar sot rreth takimit që ai kishte me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Një gazetar e pyeti deputetin e Parlamentit Europian nëse takimi i tij me Berishën ka të bëjë me qëndrime të ndryshme për reformat brenda PD.

Pyetje: z. Kukan, ju takuat edhe një politikan të katërt sot, Sali Berishën. Fakti që takuat edhe z. Basha edhe z. Berisha, tregon se PD ende nuk ka një vullnet të qartë e unik, dhe ku ndahen Basha dhe Berisha në këtë pikë?

Eduar Kukan: Jo, jo. Unë e kuptoj se çfarë doni të thoni me pyetjen tuaj. Pra, më duhet të them në fakt që arsyeja pse u takova me z. Berisha është tërësisht e thjeshtë. Kjo për arsye se kur z. Berisha ka qenë kryeministër i vendit, unë dhe ai kemi bashkëpunuar ngushtë me njëri-tjetrin për të paktën do të thosha 5 vite, kur unë isha Kryetar i Delegacionit të Parlamentit Europian për Çështjet e Jashtme ose siç njihet AFET. Por ne merreshim me Shqipërinë. Jemi takuar atëherë shumë shpesh. Edhe tani në fakt që z. Berisha nuk është kryetar, unë nuk e kam harruar atë. Dëshiroja që të takoheshim, që të bisedonim, të dëgjonim njëri-tjetrin. Por gjithsesi unë arrij në përfundimet e mia. Gjithmonë ideja ime është që kur kam dikë të afërt, nuk e harroj qoftë ai kryeministër apo jo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY