Drejtori i Policisë Haki Çako deklaroi në intervistë me Ilva Taren se masakra e Elbasanit përmban detaje që tashmë ndodhen në duart e policisë.
Pyetje: Po masakra e Elbasanit
Çako: Për këtë ngjarje të rëndë vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me prokurorinë e Elbasanit. Ne kemi ngritur versionet përkatëse. Për shkak të subjekteve, pro edhe të dëmtuarve që mbartin një konflikt të vjetër versionet kryesore janë të orientuara drejt hakmarrjes, por për shkak të hetimit refuzoj të jap detaje.
Pyetje:A ka ndonjë pistë të re të hetimit?
Çako: E thashë lidhet me konspiracionin
Pyetje: Ju kanë ndihmuar dëshmitë e të plagosurve?
Çako: Ka shumë element ku ne kemi ngritur hetimet tona, por pjesërisht ato janë pjesë e hetimit për tu vlerësuar.
Pyetje:
A është filmuar ngjarja?
Çako: Ka pamje të pjesshme, por edhe kjo rezervohet.
Pyetje:A kanë qenë të veshur me uniforma police?
Çako: Autorët kanë qenë të veshura me rroba kamuflazhi.
Pyetje:Ishte e pamundur të arrestoheshin?
Çako: Ne jemi në hetim, dhe po punojmë intensivisht.
Pyetje:Keni një numër?
Çako: Në këtë krim mendohet se kanë marrë pjesë 4 persona, 3 aktiv dhe një në drejtim të mjetit.
Pyetje:A i mbante nën mbikqyrje policia, pasi ishin me precedent?
Çako: Policia e Elbasanit ka qenë në krye të detyrës, ka mbërritur në vendngjarje, pavarësisht se nuk janë kapur autorët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/