Deputeti socialist Pandeli Majko tha se dështimi i reformës në drejtësi mund të cojë në zgjedhje të reja gjatë intervistës në Top Story të gazetarit Balla. I njohur për mendimet e tij shpesh jashtë brazdave zyrtare tha se LSI po e shfrytëzon në mënyrë të mbinatyrshme koalicionin me PS ndërkohë që për ta socialistët janë të pabesë kronikë.
Sokol Balla: Europarlamentarët shprehën optimistë për reformën në drejtësi, Rrezikojmë mos votohet dhe nëse ndodh, përse do të ndodhë kjo? Ju folët që Rama ka folur për disa parametra teknikë që nuk mund të preken, ndërsa LSI është më e prirur për konsensus më të gjerë. Ka një lloj lëvizjeje kaotike dhe të lihet përshtypja që reforma edhe mund të dështojë…
Pandeli Majko: Mbase një distancë mund të dallohet pasi PS ka qenë e orientuar nga përmbajtja, ndërsa LSI tek procesi. Janë dy gjëra të ndryshime dhe kjo duket sikur krijon një diferencë. Mendoj që do të ishte skenari më negativi nëse nuk do të kalonte. Shqipëria do të humbte çdo shpresë për bisedimet me BE dhe qeverisë do t’i rrëzohej çdo përmbajtje për të qeverisur. Ne do të kishim shumë të vështirë për të diskutuar me publikun këtë.
Sokol Balla: PS dhe e majta humb të drejtën morale të qeverisë këtë vend nëse dështon?
Pandeli Majko: Nuk e dhashë këtë, nëse reforma dështon procesi bllokohet dhe Shqopëria hyn në një gjysmë-kaosi politik.
Sokol Balla: Ka zgjedhje të reja?
Pandeli Majko: Nëse përmbatja humbet, mendoj që zgjedhjet e reja janë një alternativë. Nëse PD mendon këtë po ja them unë, por cilado palë do të bllokojë procesin do të kryqëzohet nga faktori ndërkombëtar. Unë nuk e mendoj që kjo reformë do të dështojë.
Sokol Balla: Megjithatë, LSI ju nxorri në opozitë, ajo ju solli në pushtet, ajo mund t’ju nxjerrë prapë në opozitë?
Pandeli Majko: Jo sepse marrëveshja u bë në një kohë kur e majta dhe e djathta shkonte në 70-70. Koalicioni funksinon, por nuk është pa probleme. Ka një psikologji të dyanshme, nga LSI mendojnë që ne jemi të pabesë kronikë, kurse ne mendojmë që LSI po e shfrytëzon në mënyrë të mbinatyrshme koalicionin, sidomos me punësimet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/