“Arrestimi i Kserës për të prishur syrin”

“Arrestimi i Kserës për të prishur syrin”

56
0
Shares

Ish-Kryeministri Pandeli Majko shprehu pakënaqësinë e tij sonte për arestimin e Spiro Kserës. Gjatë një interviste në Top Story të Sokol Ballës ai tha se ishte rasti i politikanit jetim, duke lënë të kuptohet se arrestimet duhej të preknin ministra të tjerë.

Deklarata e Majkos:

Pandeli Majko: Faktikisht, edhe me Kushtetutën e vitit ’98, që mund të konsiderohet një nga dokumentet më moderne, mendoj që mosarritja e konsensusit ishte një natyrë e dyfishtë e PD kur ajo është në opozitë. Mendoj që reflektimi nga ‘98 deri më sot ka të bëjë me faktin që kjo reformë po diskuton këtë reflektim. Në ‘98 ne i dhamë të drejtën politikës të zgjidhnin prokurorin, anëtarin e Gjykatës së Lartë, por duke bërë një president të fuqishëm dhe të pavarur dhe shpresonim që të kishim sa më shumë njerëz të pavarur dhe profesionistë në sistem. Kjo nuk ndodhi dhe ky është reflektimi. Për një pjesë të emërimeve në drejtësi ka funksionuar që ne kemi emëruar gjykatësit ata nuk na kanë prekur ne. Kemi goditur sistemin këtu dhe sot mund të kemi të burgosur shumë shqiptarë, por jo gjykatës dhe politikanë. Për të prishur syrin e keq u mor ish-ministri i Punës dhe ai u trajtua si politikan jetim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY