Kamioni i djegur
Mbrëmjen e së hënës, pranë serave të Xhamit në Fushë-Krujë është djegur plotësisht një kamion tip “Benz” me targa AA 160 IS me drejtues shtetasin E. B., bëjnë të ditur zyrtarisht burime të drejtorisë vendore të policisë së Durrësit.
Të njëjta burime sqarojnë se mjetit i kanë dalë dy persona para, duke e ndaluar, kanë zbritur shoferin dhe i kanë vënë flakën mjetit dhe më pas janë larguar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të saj. Nga hetimet paraprake, dyshohet se djegia e automjeti ka ndodhur pas refuzimit të drejtuesit, për të ndaluar pas shenjës që i kishin bërë dy autorët e dyshuar, ende të paidentifikuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/