Rinas, dështon në korruptimin e punonjësit të kufirit, arrestohet 28 vjeçari

Rinas, dështon në korruptimin e punonjësit të kufirit, arrestohet 28 vjeçari

65
0
Shares

Një person është arrestuar në flagrancë për mitdhënie të punonjësit të policisë Kufitare.
Burime të drejtorisë së Policisë Vendore ët Tiranës, bëjnë të ditur se nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, u arrestua në flagrancë Asim Durra, 28 vjeç, lindur në Kukës, pasi, ai do të udhëtonte nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Belgjikës. Gjatë intervistimit të shpejtë në kabinë nga ana e punonjësit të Policisë Kufitare ky shtetas ka ngjallur dyshime në lidhje me motivin e udhëtimit dhe destinacionin e tij final dhe për këtë arsye është kaluar për kontroll në vijën e dytë.
Gjatë procesit të kontrollit fizik shtetasi Asim Durra ka nxjerrë një kartëmonedhë 50 Euro dhe ja ka ofruar grupit të kontrollit me qëllimin që ta lejonin të udhëtonte pa shumë verifikime, duke konsumuar veprën penale të korrupsionit në formën e mitdhënies.
Pas kësaj tentative është bërë shoqërimi në Komisariatin e Policisë Rinas i personit të mësipërm si dhe është bërë sekuestrimi i kartëmonedhës 50 Euro në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera , u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Asim Durra për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni  244  i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY