REFORMA NË DREJTËSI/ Ikin Kukan dhe Fleckenstein, në zyrën e Bashës shkojnë...

REFORMA NË DREJTËSI/ Ikin Kukan dhe Fleckenstein, në zyrën e Bashës shkojnë Lu dhe Vlahutin

57
0
Shares

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Donald Lu, dhe kryesuesja e delegacionit të BE-së, Romana Vlahutin, kanë shkuar sot në selinë e PD-së, ku mësohet se janë takuar me kryetarin e kësaj partie, Luzim Basha.
Në takimin me kreun e opozitës, besohet se tema e bisedimeve do të jetë Reforma në Drejtësi, dhe diskutimet e ditëve të fundit për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Vizita e ambasadori Lu dhe ambasadores Vlahutin bëhet një ditë pasi krerët e politikës shqiptare janë takuar me eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstein, duke u ndalur konkretisht te drejtësia dhe dekriminalizimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY