Shqiptari jep 180 mijë euro për “të blerë” djalin e tij që...

Shqiptari jep 180 mijë euro për “të blerë” djalin e tij që i është bashkuar ISIS me të ëmën

82
0
Shares

Afrim Berisha, ka më se një vit që kërkon të birin 6-vjeçar që ndodhet në Siri, pasi u rrëmbye nga nëna. Gjykata italiane ka ngritur akuzën e sekuestrimit të personit për Valbona Berishën, pasi rrëmbeu djalin dhe iu bashkua luftëtarëve të ISIS. Babai mund të paguajë edhe 180 mijë euro për ta gjetur dhe kthyer nga Siria.
“Kam frikë mos djalit i ka ndodhur ndonjë gjë e keqe, mund ta kenë detyruar të luftojë dhe pse është i vogël”, thotë ai.
Babai i dëshpëruar që jeton në ankthin e jetës së djalit të tij, vetëm 6-vjeçar, ka provuar çdo formë për të rimarrë të birin, por nuk i ka ecur deri më tani, raporton “BalkanWeb”.
Kjo është historia e Altin Berishës, që prej më shumë se një viti është në kërkim të djalit 6-vjeçar, pasi bashkëshortja në dhjetorin e vitit 2014 u largua bashkë me të në zonën e luftës në Siri, duke lënë vetëm një mesazh, “Po largohem bashkë me djalin në luftën e shenjtë në Siri”.

Arratisja
Valbona Berisha, rezidente në komunën Barzago, në rajonin e Lombardisë, akuzohet nga drejtësia italiane për sekuestrim personi. Më 17 dhjetor të 2014-ës, 33-vjeçarja, së bashku me djalin e saj vetëm 6 vjeç, është larguar drejt Sirisë duke iu bashkuar Luftës së shtetit islamik ISIS. Afrim Berisha, bashkëshorti i Valbonës, ka denoncuar rreth një vit më parë ngjarjen.
Pak ditë më parë është zhvilluar në qytetin e Lekos në Veri të Italisë, seanca e parë gjyqësore, ndaj 46-vjeçarit Afrim Berisha, i martuar me Valbona Berisha, që jeton në Itali prej vitit 1995, me profesion punëtor ndërtimi.
Çifti ka tre fëmijë, dy vajza e një djalë. Për autoritetet italiane, Afrim Berisha ka rrëfyer se më datën 17 dhjetor 2014 pasi ishte kthyer në shtëpi në orarin e drekës, nuk kishte gjetur djalin e vogël asokohe 6 vjeç, e as bashkëshorten e tij.
Pak ditë më vonë, gjatë muajit janar të 2015, nga gruaja e tij Valbona, kishte marrë mesazhin se ajo e djali ndodhen në Siri e se i janë bashkuar idealeve të luftës së shtetit islamik. Në një tjetër mesazh, ajo i dërgon dhe tre fotografi të djalit duke e siguruar se janë mirë.
Afrimi me ndihmën e një miku të tij shqiptar, niset menjëherë drejt Turqisë për të kërkuar e rimarrë djalin e tij, por në kufi me Sirinë ndalohen nga një postbllok i luftëtarëve të ISIS, duke u detyruar të kthehen pas.
Udhëtimin drejt Sirisë, Afrim Berisha e tenton dhe një herë të dytë, i gatshëm të paguajë dhe rreth 180 mijë euro në shkëmbim të djalit, para të mbledhura nga zemërgjerësia e miqve e të afërmeve për ta ndihmuar, por pa asnjë rezultat.

Hetimet
Sipas hetimeve, Valbona Berisha me djalin e saj 6 vjeç, është larguar nga aeroporti i “Orio al Serio” i Bergamos drejt Stambollit, e më pas ka udhëtuar drejt Sirisë. Valbona rreth 3 vjet më parë, u mbulua me veshjen e gruas myslimane.
Banorët e qytezës së Barzagos, e përshkruajnë çiftin Berisha “një familje me kulturë myslimane por jo integraliste”.
Për të afërmit e çiftit Berisha, gjithçka ka filluar përmes internetit, me anë të të cilit Valbona ka hyrë në kontakt me luftëtarë të Kalifatit Islamik, e është bindur të braktisë gjithçka, duke marrë me vete djalin e saj 6-vjeçar, e duke i lënë Afrimit dy vajzat më të rritura 10 e 8 vjeç.
Sipas ekspertëve të antiterrorizmit, djemtë e kësaj moshe janë më të preferuarit e luftëtarëve të ISIS, pasi mund të manipulohen, të stërviten e të përgatiten për Luftën e Kalifatit Islamik.

Babai
Ka kaluar më shumë se një vit, nga dita kur Afrim Berisha nuk ka më asnjë lajm nga bashkëshortja e tij Valbona e nga djali. Pak ditë më parë, Afrim Berisha, për të përditshmen “Il Giorno”, shprehet se ka frikë se mos djali i tij ka vdekur nën bomba apo në beteja lufte.
“O Zot, nuk dua të jetë kështu, por nuk kam më asnjë lajm”, thotë Afrimi.
Tre fotografitë e djalit që nëna e tij Valbona m’i dërgoi në janar të 2015-ës, tashmë janë në duart e policisë italiane e në dispozicion të hetimeve.
Informacionet e autoriteteve italiane në bazë të analizave të sistemit GPS të celularit, përcaktonin vëmendjen e Valbona Berishës e djalit të saj në Al-Bab, në veri-lindje të Aleppos, një zonë e zjarrtë lufte.
“Kam frikë mos djalit i ka ndodhur ndonjë gjë e keqe, mund ta kenë detyruar të luftojë dhe pse është i vogël e mund të ketë mbetur i vrarë në luftë”, shprehet Afrimi.
“Nuk di çfarë të mendoj, po humb shpresën se nuk do ta përqafoj më kurrë. Nuk pata mundësinë as ta përshëndesja para se të largohej”.
Në ndihmë të babait shqiptar, është shprehur politikisht një vit më parë dhe senatori italian Paolo Arrigoni, i “Lidhjes së Veriut”.
Ai ka kërkuar një interpelancë parlamentare nën vëmendjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme e të Ministrisë së Brendshme.
“U kërkoj autoriteteve të shtetit italian, deklaronte një vit më parë senatori Arrigoni, iniciativa për të ndihmuar, për të shpëtuar djalin e Afrimit nga duart e luftëtarëve të shtetit islamik”.
Prokuroria italiane e qytetit të Lekos, akuzon shqiptaren Valbona Berisha, 33 vjeç, për sekuestrim minoreni, konkretisht të djalit të saj e për emigracion klandestin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY