Baba Taku i shpëton gjobës 1 lekëshe, Gjykata e Lartë e shpall...

Baba Taku i shpëton gjobës 1 lekëshe, Gjykata e Lartë e shpall të pafajshëm

67
0
Shares

Avokatura që prokuroi bëri seancën e kaluar ishte paralajmërimi se baba Taku do të dilte i pafajshëm, për akuzën e shpifjes të paditur prej deputetit Tom Doshi. Dhe Gjykata e Lartë nuk ka bërë asgjë më shumë sot, veçse ka kofimruar se baba Taku nuk do të paguajë gjobën prej 1 lek, të kërkuar nga Tom Doshi…, sepse është i pafajshëm.
Kështu ka vendosur sot në seancën e fundit, kolegji penal i Gjykatës së Lartë.
Deputeti i PS-së Tom Doshi kishte paditur dhe kishte kërkuar 1 lek dëmshpërblim për akuzat e Spartak Brahos, deputet i LSI-së.
Padia e Doshit ndaj Brahos erdhi pas një deklaratë të kryetarit të komisionit të Sigurisë Kombëtare sipas të cilit Tom Doshi kishte falsifikuar një raport mjekësor për të mos marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Mandateve kur shqyrtohej mandati i tij për akuzat ndaj Ilir Metës.
Sipas Brahos, Doshi kishte përfituar nga fakti që gruaja e mjekut që kishte dhënë raportin punonte te “Profarma”.
Në seancën e kaluar, prokurori i çështjes Sokol Stojani u shpreh se deklarata e Spartak Brahos është vetëm një opinion i tij dhe nuk ka elementë të veprës penale, “kërkesës” që ka qenë dakord edhe Gjykata e Lartë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY