KRIZA,VENDIMI/A durohet dhe tri vjet pa asnje rritje pagash dhe pensionesh

KRIZA,VENDIMI/A durohet dhe tri vjet pa asnje rritje pagash dhe pensionesh

54
0
Shares

Në tre vitet e ardhshme parashikohet rritje minimale për pagat dhe pensionit sipas kuadrit ekonomik e fiskal të qeverisë për periudhën 2017-2019.

Të njëjtin fat do kenë edhe shpenzimet kapitale, të cilat do të vazhdojnë të mbeten të ulëta, me përjashtim të vitit zgjedhor 2017.

Nga tabelat bie në sy se në zërin politika të reja pensionesh Qeveria nuk ka parashikuar asnjë rritje për vitet 2017-2018. Vetëm për vitin 2019 është parashikuar për këtë qëllim një fond prej 1.4 miliardë lekësh, afërisht 12 milionë dollar.

Ndërkohë që modeste janë parashikimet edhe për politikat e reja për pagat e administratës publike. Në vitin 2017 është parashikuar për këtë qëllim një fond prej 1 miliardë lekësh, i cili në vitin 2018 do të rritet në 1.5 miliardë lekë dhe 2 miliardë lekë në 2019.

Ajo që bie në sy është rritja e dukshme me rreth 4 miliardë lekë e shpenzimeve kapitale në vitin zgjedhor 2017, për t’u rritur me vetëm 1 miliardë në vitin 2018. Rritje modeste është parashikuar edhe kur vjen fjala te investimet publike, të cilat do të rriten me vetëm 2 miliardë lekë, nuk do shënojnë thuajse asnjë rritje në 2018, dhe do shtohen me 5 miliardë lekë në 2019.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY