Flet Nuredin Suli: Kamerat “panë” eksplozivin që ra nga makina

Flet Nuredin Suli: Kamerat “panë” eksplozivin që ra nga makina

59
0
Shares

Biznesmeni Nuredin Suli , i cili i ka shpëtuar një atentati me eksploziv ditën e sotme deklaroi sot te neës24 se nuk ka konflikte të tjera përveçse me familjen Sula.

Ai tregoi se ndodhej tek qendra kristal pasi banon afër qendrës tregtare ku ndodhi edhe ngjarja e sotme.

Suli tregoi se e parkon gjithmonë makinën e tij në të njëjtin vend dhe se ditën e sotme shkoi të vizitonte një mik të sëmurë në QSUT.

Ai kishte shkuar me makinë në spital ndërkohë që e kishin njoftuar nga garazhi se kamerat kishin shfaqur një eksploziv që i kishte rënë nga makina.

“Menjëherë njoftova policinë”, shpjegoi Suli.

Biznesmeni tregon se ka kërkuar mbrojtje për të vëllanë që në vitin 2013 nga Policia dhe i ka kërkuar kësaj të fundit që të shuajë konfliktin me familjen Sula.

Biznesmeni madje kritikon edhe Policinë, që sipas tij e ka etiketuar si person me precedentë penalë, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë rekord kriminal më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY