Deputeti Ben Blushi ka propozuar një formulë të re votimi në PS sipas praktikave që janë ndjekur në disa parti të majta perëndimore si në Franvë dhe në Itali.
“Le të bëhen zgjedhje të hapura, të ftohen më shumë se anëtarësia në zgjedhje. Unë propozoj të bëjmë nje ‘open prime’, ku përvec anëtarëve të partisë të votojnë edhe të tjerë. Rama thotë se kemi marrë 1 milionë vota, por ne nuk kemi 1 milionë anëtarë të PS-së. Le të vinë ata që na votuan të votojnë edhe për kryetarin e partisë”, tha Blushi në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit.
Në lidhej me faktin nëse do të bëhet kryeministër pasi të fitojë garën e kryetarit të partisë, Blushi hezitoi të thoshte po por ndërkohë tha se Kryeministri i takon partisë, dhe ajo vendos.
“Unë po garoj për kryetar të PS. Nëse fitoj i takon PS ta vendosë të nesërmen për Kryeministrin.
Nëse do të fitoj do të kërkoj që qeverisja e PS të ndryshojë. Prej gati 2 vitesh kam shprehur pakënaqësi për qeverisjen. PS duhet të vendosë postin e Kryeministrit të nesërmen e kësaj gare”, tha Blushi.
Blushi tha se vendi ka nje shans te shpetoje dhe ky shans eshte PS nese nuk rikapet. Pasi PS eshte e kapur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/