Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ilir Meta përforcon kushtet për Edi Ramën

09/04/2017
Ilir Meta përforcon kushtet për Edi Ramën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i LSI-së, aleati i mazhorancës kryeparlamentari ilir Meta, ka përforcuar “kushtet” e tij ndaj Edi Ramës.
Në një takim të LRI-së, Meta ka bërë të ditur se, “forca jonë transformuese, është për një Shqipëri të drejtë. E ardhmja e vendit nuk mund të merret peng nga askush që mendon karrigen. Nuk kemi kohë për të humbur nga arroganca e njërës palë dhe ultimatumet e palës tjetër. Jemi gati të lëshojmë mandatet, për të mos u bëtë turpi i Europës. Nuk na dhimbsen karriget për ti dhënë vendit një zgjidhje”.
DRONI.al

Pjesë nga fjalimi i Ilir Metës


ilir meta, takim lri lsiÇdo politikan mund të jetë peng i të kaluarës së tij por asnjëherë nuk mundet të jetë një fatkeqësi për vendin e çdo politikani. E ardhmja e atij vendi nuk mund të merret peng nga askush. Nga askush që mendon më shumë për karrigen sesa për paqen sociale, stabilitetin dhe mirëqenien e vendit të tij dhe qytetarëve të tij. Nuk kemi asnjë minutë për të humbur as me arrogancën e njërës palë as me ultimatumet e palës tjetër për ti dhënë Shqipërisë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të gjithë-pranuara nga të gjithë. Ne nuk do të kursejmë të gjitha energjitë tona, nuk na dhimbsen as karriget tona që nga karrigia e Ilir Metës, Ministrave të LSI për ti dhënë një zgjidhje të ndershme politike Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe për të mos u bërë turpi i Europës në vitin 2017.
Kjo është koha e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë që nuk mund të pranojnë të jetojnë në një demokraci farsë ku kanë të drejtë vetëm të votojnë formalisht por jo të zgjedhin. Ndërsa politikanët zihet dhe shahen dhe harxhojnë energji të pashtershme me retorikat e tyre boshe, njerëzit e thjeshtë kërkojnë një shans. Të gjithë ju dhe të gjithë ne kërkojmë një Shqipëri pa drogë dhe një parlament që të përfaqësojë qytetarët dhe jo krimin e organizuar apo lobet ekonomike që po atrofizojnë lirinë ekonomike të sipërmarrjes në vend përmes monopoleve, koncesioneve dhe ekraneve në kapura.
Në 18 qershor qytetarët kërkojnë një shans pas katër vitesh që politikanët të heshtin dhe ata të dëgjohen dhe flasin. Është koha e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë, lum kush e dëgjon zërin e tyre dhe reflekton. Ne kurrë nuk mund të lejojmë që zgjedhjet e lira dhe demokracia të bëhen kurban në këtë vend. Në mënyrë që liria e medias dhe fjalës së lirë të mos kthehen në farsë, në mënyrë që liria ekonomike të mos mbetet në letër, në mënyrë që drejtësia e pavarur të mos kapet nga askush, ndaj jemi sot më të vendosur se kurrë që vendin ta çojmë drejt zgjedhjeve të lira dhe të gjithë-pranuara dhe kurrsesi drejt zgjedhës arrogante dhe arbitrare. Sepse demokracia në Shqipëri nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë ‘one man show’ por një shans për të gjithë. Nuk ka nevojë Shqipëria për deputetë, për biznesmenë që vinë vetëm për tendera dhe për ti vënë gjoba qeverisë dhe parlamentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.