Dy persona u arrestuan sonte nga policia në lidhje me eksplozivin e vënë në makinën e biznesmenti Nuredin Suli nga Fieri,
Juan Hamollari 29 vjec dhe Musa Cerpja 53 vjec ranë në pranga pasi policia dyshon e ata janë autorët e vënies së eksplozivit në makinë.
Policia prej 3 ditësh po heton intensivisht ndërkohë që gjurmët epara të autorëve janë gjetur nga kartat telefonike.
Policia mendon se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në tentativën për vrasje.
Ngjarja ndodhi me 9 shkurt në qendrën tregtare Kristal ku Suli mbante të parkuar makinën e tij.
Suli njihet si biznesmen ndërtimi e karburantesh.
Nuredin Suli është vëllai i biznesmenit Neim Suli, i varrë në 10 tetor 2012, pranë banesës së tij në Fier.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/