Karta telefonike që do kryente shpërthimin në makinën e biznesmenit Suli u ble vetëm një ditë para atentatit.
Sipas të dhënave të hetimit karta ka pasur vetëm dy thirrje të humbura.
Dy personat e arrestuar sonte janë pikërisht blerësi i kartës dhe ai që ka thirrur në kartë.
Karta është blerë në një kompani shqiptare.
Dy personat e arestuar nuk kanë dhënë detaje për ngjarjen dhe në fakt akuza e parë e ngritur ndaj tyre është ajo e pengimit të hetimit.
Juan Hamollari 29 vjec dhe Musa Cerpja 53 vjec u arrestuan sonte nga policia.
Fakti që eksplozivi nuk shpërtheu e lehtësoi shumë hetimin policisë përmes kartës telefonike. Thirrjet e humbura ende nuk janë konfirmuar nëse janë bërë përgjatë kohës që eksplozivi ka qënë në makinë apo kanë qenë thirrje prove.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/