Lulzim Basha i tha idiot, Denar Biba “premton”: Do vazhdoj të jem...

Lulzim Basha i tha idiot, Denar Biba “premton”: Do vazhdoj të jem ai që kam qenë!

75
0
Shares

Kreu i KQZ-së, Denar Biba i është përgjigjur kryetarit të PD-së që sot e quajti idiot.
Në një status në “Facebook” ai thotë se deklaratat e tij vazhdimisht interpretohen si qëndrime të PS-së, por kjo nuk është e vërtetë.
“Ka nje qasje frikshmerisht naive dhe/ose keqdashese qe e njehson cdo qendrim a deklarate timen me ato te PS!!!
Sot psh deklarata ime (e shpallur qe hershem) se, ‘une do te jem avokati me i mire i interesave legjitime te opozites’ eshte interpretuar nga disa sikur PS u terhoq nga qendrimi i saj ‘i forte’ dhe po i lutet PD qe vec te regjistrohet ne zgjedhje pa s’ka rendesi afati.
Kjo pasi sot (data 9 prill) eshte afati i fundit i regjistrimit te partive per Zgjedhjet e 18 qershorit 2017.
Cfare mund te them ne lidhje me kete eshte se, duke qene se sot eshte dite e diel, afati shtyhet per neser” shkruan Biba.
Por pasi ka thënë këtë, kreu i KQZ-së del zbuluar dhe këshillon Partinë Demokratike të hyjë në zgjedhje, njësoj siç bën kryeministri Edi Rama.
“Persa i takon qendrimit tim, s’do fare mend qe te kuptosh se eshte interes absolut i opozites qe te marre pushtetin, ne menyre qe te vere ne jete programin e saj politik.
Por qe kjo te ndodhe, me se pari opozita duhet te regjistrohet e te konkurroje ne zgjedhje.
Ne nderkohe une do vijoj te jem ai qe kam qene gjithmone, cilatdo qofshin interesat e dites se partive politike”.
dbsf

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY