VIDEO/ Përmet, policët bëjnë rolin e hamejve dhe rojeve të magazinës së...

VIDEO/ Përmet, policët bëjnë rolin e hamejve dhe rojeve të magazinës së drogës

79
0
Shares

Fshati Pagri rreth 28 km nga qyteti i Përmetit, ka shërbyer si pika e magazinimit të sasive narkotike, të mbjella në zonën e Frashërit e cila konsiderohet si pika më e thellë e kësaj krahine, si dhe të pjesës tjetër të Përmetit.
Banorët e këtij fshati të vogël malor, shprehen se nuk kanë vënë re nëse magazina e braktisur nga shteti në vitet ’90, shërbente për magazinimin e hashashit të korrur nga lartësitë. Madje ata shprehen se as nuk kanë vënë re lëvizjet e mjeteve që magazinonin në ish depot e kooperativës, sasinë e hashashit. Mjaft prej banorëve kryesisht të rinj, nuk kanë dashur fare të flasin, duke iu shmangur interesit të treguar nga Jugunews.net.
Magazina ku u gjet sasia prej 12 ton marijuana një ditë më parë, ruhej nga një togë policore ku nga katër efektivë ruanin çdo anë muri që kufizonte magazinën ndërsa mendohet se të tjerët, qëndronin në brendësi të saj. Vetëm sot, janë evaduar nga kjo depo, gati 6 ton hashash përmes mjeteve të mëdha të shoqëruara me eskorta të Shqiponjave, ndërsa mendohet se e gjithë sasia, do të evadohet në orët e mbrëmjes së të hënës.
Askush në depo ku ndodhet sasia e marijuanës, nuk ka shans të afrohet përveçse efektivat e policisë së caktuar me protokoll akreditimi.
Jashtë kameras banorët pohojnë se kanë parë prezencën e punonjësve të rendit në Përmet verën që shkoi dhe disa herë, shefin e Komisariatit të Policisë Përmet .
Fshati Pagri, sipas banorëve, nuk ka qenë terren për mbjelljen e kanabisit, ndërsa pranojnë se magazina ku ishte depozituar sasia e marijuanës, nuk është pronë e askujt por ka shërbyer si depo e drithërave në kohën e ish kooperativave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY