Historia që Presidenti Nishani u tregoi biznesmenëve

Historia që Presidenti Nishani u tregoi biznesmenëve

80
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani organizoi të premten në Pallatin e Brigadave një darkë me Bashkësinë e Biznesit. Duke mikpritur të ftuarit e shumtë, Ministra të Qeverisë, Guvernatorin e Bankës, përfaqësues të kompanive të ndryshme sipërmarrëse, kryetarë dhe anëtarë të dhomave të biznesit vendase dhe të huaja, që funksionojnë prej vitesh në Shqipëri, Presidenti Nishani përcolli mesazhin se: “Nuk mund të ketë mirëqenie, prosperitet, kulturë, art, diplomaci, rend, mbrojtje, pa biznes të fuqishëm” ndaj i inkurajoj ata “që kurrë të mos ndaleni, që kurrë të mos tërhiqeni, që kurrë të mos dorëzoheni, në rrugën e vështirë plot të papritura të të bërit biznes.”

Gjate kësaj darke, Kreu i Shtetit shqiptar, duke premtuar ta shndërroje në një traditë, vlerësoi punën dhe kontributin e: British Petroleum, Raiffeisen Bank International, Dhomës së Tregtisë Italiane në Shqipëri, z. Ahmet Çalik, Spitalit “Hygea” – Tiranë, z. Helidon Rruga, z. Muhamet Malo, z. Samir Mane, z. Nikolin Jaka me “Titullin per Merita te Vecanta Civile”.

Në vijim të fjalës së tij Presidenti solli edhe një shembull nga koha e Princ Vidit për të ilustruar ndërthurjen tejet komplekse të biznesit me faktorët e panumërt objektivë dhe subjektivë që biznesin e lidhin me politikën, diplomacinë, interesat madhore dhe minore, rrethanat e momentit, për më tepër në një fillim të fillimeve si në kohën e Princ Vidit, e jo më në një kontekst modern si i sotmi ku ju operoni:

Historia:

“Në fillimet e shtetit shqiptar gjatë qeverisjes së Princ Vidit ndodhi që në një kazermë hynte shiu, sepse diku mungonin tri tjegulla. Muratori refuzoi urdhrin e Majorit që ishte holandez për t’i zëvendësuar ato tri tjegulla pa u garantuar paraprakisht se për mallin dhe punën në fjalë Ministri Esad Pasha do ta paguante. Majori holandez shkoi vetë tek Ministri për t’i kërkuar paratë. Ministri e priti shumë përzemërsisht majorin, madje i rrahu dhe shpatullat, nxori nga xhepi 3 napolona për tri tjegulla, ia dha Majorit, i cili u largua i hutuar pa kuptuar nëse ministri për tjegullat e kazermës i dha nga paratë e veta apo nga paratë e shtetit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY