Trafikonte drogë me bashkëshorten dhe fëmijët në makinë, prokuroria 5 vite burg...

Trafikonte drogë me bashkëshorten dhe fëmijët në makinë, prokuroria 5 vite burg për autorin

52
0
Shares

Prokuroria për Krimë të Rënda kërkon dënimin me 8 vite burg për shtetasin Elton Çako, nga Fieri, i akuzuar se ka tentuar të trafikojë 13.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Gjykimi ndaj tij është zhvilluar me procedurë të shkurtuar dhe, për këtë shkak, në përfundim, Prokuroria kërkon dënimin e tij me 5 vjet e 4 muaj.

Ai është arrestuar në 29.03.2015, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, pasi iu gjet nga policia lënda narkotike në automjetin, me të cilin po udhëtonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Pas arrestimit, i pandehuri ka dhënë një version të dyshimtë mbi sigurimin e lëndës narkotike, por gjithësesi nga hetimet nuk u arrit të provoheshin se kush ishin bashkëpunëtorët e tij. Gjatë hetimit, i pandehuri u shpreh se një ditë para se të arrestohej, ai ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij. Në një moment, një mjeti para tij i ka rënë një çantë sportive. Ai ka ndaluar mjetin, ka marrë çantën dhe ka ndjekur mjetin, të cilit i kishte rënë çanta. Por, pasi nuk e kishte arritur, i pandehuri kishte konstatuar se në çantë ndodhej lëndë narkotike. Meqenëse një ditë më pas do të nisej në Greqi për shkak të një vizite mjekësore të bashkëshortes, ka menduar ta kalojë në Greqi për ta shitur dhe për të fituar ndonjë të ardhur.

Pavarësisht se sqarimi i faktit se si e ka siguruar lëndën narkotike nuk ka qenë bindës, hetimet nuk arritën të identifikonin bashkëpunëtorë të mundshëm të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY